Real Madridi tashmë është në cerekfinale dhe aspiron të bëhet ekipi i parë që fiton 3 Champions League radhazi dhe atë në duart e mjeshtërit Zinedine Zidane, i cili i dha një mësim sovran në menaxhimin e ekipit, ndaj një PSG gjithëpërfshirëse pa asnjë kapacitet reagimi.
Zidane u tregua shumë i fortë me vendimet e tij. La në stol lojtarë si Bale, Isco, Kroos dhe Modric. Në fushë inkuadroi, Vazquez, Asensio dhe Kovacic. Asgjë më shumë. Gjithcka shkoi mirë për Francezin. Logjika e futbollit e njejta që u përdorë në shumë raste. Përgjigjia më pak e përkryer, ishte një Lucas Vazquez që filloi të vrapojë në minutën e parë dhe nuk u ndalë deri në minutën e 94’të. Gjithashtu asistoi për golin e Cristianos.
Trajneri Madrilen tha se e dinte se kush do të luante dhe nuk e ndryshoi mendimin e tij. Ishte koha per te luajtur te gjithe dhe vendosi ne fushe lojtaret me ne forme, te cilet ishin 100% të gatshëm. Asnjë emër, ata luajtën më të mirët. Dhe nuk ishte një zgjidhje e keqe.
Francezi është akuzuar në shumë raste për të qenë një menaxher i grupit më shumë se një trajnerë, sepse para ndeshjes ndaj PSG-së, ai menaxhoi pasuritë dhe mënyrën e lojës me mjeshtëri, si në Bernabeu ashtu edhe në Parc des Prince. Me notën: 10.
PSG mezi ekzistonte. Presioni i urdhëruar nga Zidane nuk e lejoi atë. Pas përjashtimit të Verratit, dyshimet ekzistuese të Francezëve u zhdukën. Dhë është se revolucioni i dhënë nga Real Madridi për të shënuar ndaj PSG, largoi ndjenjat e dyshimit në teknikun Francez.
Merita nuk është vetëm tek trajneri, edhe pse ai ishte përgjegjësi maksimal. Lojtarët përsëri treguan se kur ata duan, mund të jenë mbështetës, miq të bashkëlojtarëve dhe mbi të gjitha lojtarë ekipor. Pyetja ishte e qartë për ta dhe ata iu përgjigjën asaj.