Brahim Diaz ishte një nga lajmet e mira të humbjes së ekipit ndaj Sociedadit në Anoeta. Diaz shënoi golin e parë me fanellën e Real Madridit dhe shpreson të mos largohet nga klubi Madrilen për shumë sezone.
”Jam shumë i lumtur në Madrid dhe dua të luaj këtu shumë vite. Punojë cdo ditë për të arritur maksimumin.”, tha Brahim pas ndeshjes ndaj Sociedadit.
Ai foli edhe për mbështetjen e trajnerit Zidane: ”Kam qenë me të për një kohë të shkurtër por kam mësuar shumë nga trajneri. Punojë cdo ditë dhe që nga fëmijëria e bëjë këtë, gjithmonë të njejtën”
Në fund ai foli edhe për tifozët Madrilen: ”Duartrokitjet për mua ishin një nder. Janë tifozët më të mirë në botë dhe unë e di se në këtë klub vlerë kanë vetëm golat dhe asistimet pasi është klubi më i madh në botë. Sic e thash edhe më lart, dua të luaj këtu për shumë vite.”