Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka dhënë një intervistë sot rreth largimit të Eden Hazard pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premier League.
”Shpresoj se ai do të qëndrojë me ne, por Hazard ka qenë këtu për 7 sezone dhe është përpjekur të bëjë gjithcka në cdo ndeshje. Tani është koha të respektojmë vendimin e tij.”, ishin fjalët e Sarrit.
Ndeshja e fundit e Hazard me Chelsean pritet të jetë finalja e Europa League e cila do të luhet më 29 maj në Baku të Azerbejxhanit ndaj Arsenalit.