Pas ndeshjes ndaj Sociedad (humbur me rezultatin 3-1), Zinedine Zidane doli në konferencën e zakonshme për shtyp ku ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Sezoni: “Sa më shpejt ta mbyllim këtë sezon, aq më mirë do ishte”.
Rezultati i ndeshjes: “Më pëlqeu fillimi i ndeshjes, shënuam gol, por pas golit të anuluar me VAR, u vonua loja 4-5 minuta dhe më pas ishte totalisht një ndeshje tjetër. Më pas na shënuan gol, është për të ardhur keq sepse bëmë një ndeshje të mirë, madje edhe me 10 vetë kemi patur raste për gol.”
Brahim Diaz: “Ka luajtur mirë, është lojtar i ri, interesant. Do shohim se çfarë do të ndodhë, momentalisht i kemi dhënë minuta loje dhe ka luajtur shumë mirë.”
Marcelo dhe a është i kënaqur me të: “Po, ai është një prej lojtarëve të ekipit, është një lojtar i rëndësishëm dhe sigurisht që dua të nxjerr më të mirën nga Marcelo. Pak nga pak do t’ja arrrijmë.”
Balancat e ndeshjes: “Ishte e komplikuar, sidomos në pjesën e dytë. Gjithsesi, pavarësisht kartonit të kuq, patëm raste të pastra goli. Pastaj na shënuan golin e tretë dhe gjërat u komplikuan akoma më shumë. Ndeshja me Rayon ishte një ndeshje realisht e dobët, por sot jo, sot arritëm të luajmë mirë.”
Kthimi në skuadër i Theo Hernandez: “Nuk është momenti për të folur për këtë temë”.
Lënia jashtë e Gareth Bale: “Nuk e di, do shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Mendoj se është e qartë ajo çfarë kam bërë këtë fundjavë. Dua t’ju jap minuta të gjithëve. Gjithsesi, Gareth Bale është mirë fizikisht. Javën tjetër kemi ndeshjen e fundit të kampionatit dhe do shohim kë do grumbullojmë. Kaq!”