Nga fillimi deri në fund. Nga mbrojtja deri në sulm. Me dhe pa top. Real Madridi mposhti PSG në ndeshjen kthyese jo vetëm me rezultat (1-2) por në të gjitha reparet e fushës nuk gjeti asnjë rival të denjë pasi ekipi Madrilen ishte superior në të gjitha statistikat.
Edhe pse posedimi ishte i baraspeshuar, kontrolli i topit ishte ngushtë në favor të Real Madridit me 50.2% dhe 49.8% të Francezëve. Nëse marrim parasysh gjërat tjera në lidhje me kontrollin e topit dhe zotërimin e ndeshjes, Real Madridi bëri më shumë pasime se rivali i tij (586 pasime nga 576) dhe me Casemiron që kishte përqindjen më të mirë të pasimeve (98%) pasi kompletoi me sukses 56 nga 57 pasimet e tij. Gjithashtu, ekipi i Zidane ishte ekipi që qëndroi në më shumë kohë në fushën e rivalit – 54% të kohës me dallim të ekipit të Emeryt që qëndruan në 46% të kohës në fushën e ekipit Madrilen.
Sulmi i Madrilenëve ishte gjithashtu superior. Madridi pati më shumë goditje dhe më shumë sukses në sulm se sa rivali i tyre. Lojtarët Madrilen realizuan 22 goditje (6 në drejtim të golit, 10 jashtë dhe 6 u bllokuan nga mbrojtësit kundërshtarë), një diferencë prej +14 ndaj PSG që pati vetëm 8 goditje në drejtim të portës Madrilene (3 drejt golit, dy jashtë dhe 3 u bllokuan nga mbrojtësit Madrilen). Një tjetër koncept që tregon se Real Madridi sulmoi më shumë se PSG-së, është fakti se ekipi Madrilen fitoi 8 goditje nga këndi ndërsa vendasin kishin 7.
Por nuk ishte vetëm sulmi, gjithashtu edhe mbrojtja. Real Madridi humbi më pak topa se PSG (119 topa të Madridit dhe 142 të Parizienëve) dhe rikuperuan më shumë, 68 topa të rikuperuar me 57 të PSG-së. Gjithashtu lojtarët Madrilen fituan më shumë duele individuale 62 nga ata të PSG-së që fituan 45.
Këto statistika tregojnë që ekipi Madrilen dominoi edhe në fushë përvec rezultatit.