Vetëm një vit më parë, Real Madridi firmosi kontratën me Rodrygo Goes. Disa muaj pas marrëveshjes me Vinicius, ekipi Madrilen mbylli operacionin me një talent të ri të cilin e kërkuan shumë klube të njohur, në mesin e tyre edhe Barcelona e cila kishte dërguar në Brazil, Guillermo Amor për të përfunduar marrëveshjen por që nuk ia doli.
Rodrygo e kishte të qartë se dëshira e tij ishte të luajë në Madrid. Ai e pranon dhe thotë se e ëndërronte këtë nga fëmijëria. Negocioi me Juventusin, dëgjoi për PSG, por ishte Barcelona që ishte shumë afër t’a merrte atë derisa arriti një thirrje e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez i cili e bindi presidentin e Santosit për t’a shitur në Madrid.
Akordi u arrit për vetëm 20 minuta. Rodrygo ishte i vetëdijshëm për interesimin e shumë ekipeve por kur Real Madridi u shfaq, ai vuri gjithcka larg dhe u përqendrua në marrëveshjen me klubin Madrilen. Ai i tha agjentit të tij, Nick Arcuri, që të arrij marrëveshjen sa më shpejtë me Florentino Perez. Operacioni u mbyll për 45 milionë euro dhe nuk zgjati më shumë se 20 minuta.
.