Karim Benzema është njëri nga lojtarët e pakët të Real Madridit që ka një objektiv në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Tjetri është Vinicius i cili duhet të fitojë merita për t’u ftuar nga trajneri i Brazilit në Copa America. Por Benzema dëshiron që të thyej rekordin e tij personal të golave brenda një sezoni.
Këtë sezon Benzema ka shënuar 30 gola në të gjitha kompeticionet dhe sot ndaj Sociedadit dëshiron të shënoj sëpaku dy gola të barazoj rekordin e tij personal të sezonit për më së shumti gola të shënuar (32) brenda një sezoni, të cilin aktualisht e kishte vendosur në sezonin 2011/12, në sezonin e dytë të Jose Mourinhos në krye të ekipit Madrilen.
Francezi ka humbur dy ndeshjet e fundit të ekipit dhe rikthehet ndaj Real Sociedadit me qëllimin që të thyej rekordin e tij për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni me fanellën e klubit.