Sezoni 2018/19 është gati të përfundojë për Luka Jovic. Me eliminimin e Eintracht Frankfurt nga Europa League pas penalltive ndaj Chelseas, sulmuesi i klubit Gjerman i tha lamtumirë kompeticionit që mund t’ia ndryshojë karrierën.
Me 21 vjet, numri 8 i Frankfurtit edhe pse tingëllon si një provë për moshën e tij të re, ka kaluar sezonin e tij më të mirë deri më tani. Jovic është shfaqur në skenën e futbollit Europian me personalitetin e një sulmuesi të lartë bazuar në atë që e bën më së miri: shënimin e golave.
Jovic ka luajtur në total 46 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 27 gola gjithashtu duke i shtuar 7 asistime. Në Bundesliga është golashënuesi i tretë më i mirë me 17 gola ndërsa në Europa League është golashënuesi më i mirë me 10 gola sëbashku me Oliver Giroud i cili ka mundësi të shënojë edhe në finalen e këtij kompeticioni nëse luan.
Jovic mbylli pjesëmarrjen e tij në Europa League duke iu shënuar të gjithë rivalëve që është përballur dhe duke shpresuar se këta gola do të jenë si objektiv që ai të vishet me fanellën e Real Madridit dhe jo të luajë në Europa League, por në një hap më lart, në Champions League.