Xabi Alonso do të largohet nga akademia e Real Madridit këtë verë për të stërvitur në Real Sociedad. Kështu rikthimi i tij në shtëpinë e tij pas 15 viteve me titullin e UEFA Pro në krahë që i lejon trajnimin në Primeria Division.
Xabi i cili këtë sezon fitoi titullin e kampionit me Infantil A, e lë Madridin për t’u rikthyer në San Sebastian edhe pse klubi Madrilen i ofroi pozitën e trajnerit të Juvenil A. Megjithatë ish lojtari Madrilen vendosi të rikthehet tek Sociedadi dhe të stërvisë Juvenil A ose të rinjtë e akademisë së klubit të tyre.
Raportet e mira të Alonsos me Aperribay, presidentin aktual të Sociedadit kanë qenë vendimtare për të bindur rikthimin e tij te ta. Real Madridi ështëi bindur se një ditë Xabi do të kthehet në klub si një trajner i madh dhe do të ketë derën e hapur për të. Gjithashtu edhe Bayerni i ka ofruar pozita të shumta por Xabi së pari dëshiroi rikthimin në klubin e fëmijërisë.