Manchester United do të mbyllë një sezon për t’u harruar që mund t’i sjellë edhe shumë pasoja tjera në largimin e yjeve të ekipit, pasi nuk ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ri.
Mos kualifikimi në Champions do të thotë që lojtarët e ekipit nuk do të paguhen 20-25% më shumë për shkak se nuk kanë arritur objektivin e tyre. Ky vendim i klubit Anglez i kushton edhe Paul Pogbas i cili nëse vendos të qëndrojë në Old Trafford duhet të pranojë pagën aktuale pa asnjë bonus dhe i konvenon Real Madridit që t’a josh Francezin me ofertën e tyre për t’a transferuar në Madrid.
Paga e Pogbas është rreth 13 milionë euro dhe më e rëndësishmja është se Francezi nuk do të ishte problem për Realin pasi aktualisht Bale është lojtari që paguhet më së shumti tek ta me 17 milionë euro për sezon.