Real Madridi që tani po punon për merkaton. Drejtuesit Madrilen janë në kontakte të vazhdueshme me agjentët e lojtarëve të cilët dëshirojnë t’i sjellin në skuadër për sezonin që vjen dhe gjërat shkojnë në drejtimin e duhur. Më poshtë ju kemi sjellur zhvillimet për secilin nga objektivat e merkatos;
Ferland Mendy
Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, është takuar me presidentin e Lyon për të diskutuar transferimin e Ferland Mendyt. Takimi i parë në Lyon nxori konkludime dhe Real Madridi mësoi për çmimin e kartonit të tij: 45 milion euro. Lojtari është pranë firmës por Lyon aktualisht është duke pritur emërimin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm. Zidane ka Marcelon për sezonin e ardhshëm por e di që para se gjithash Braziliani ka nevojë për konkurrencë që të qëndroje në formën e tij më të mirë. Reguilon nuk është i përshtatshëm për Zidane dhe kjo është arsyeja pse Mendy i Lyon është i preferuari. Real Madridi tashmë ka aprovimin e lojtarit për të filluar negociatat.
Eden Hazard
Hazard është galaktiku që Real Madridi dëshiron dhe ai është më pranë se gjithë të tjerët. Real Madridi konsideron se 140 milion eurot e kërkuara nga Chelsea janë shumë për një lojtar të cilit kontrata do i skadoje vitin e ardhshëm dhe drejtuesin janë duke punuar që t’a reduktojnë në 100 milion euro ose pak më lartë se kaq. Triku që do të përdorë Real Madridi për të reduktuar këtë shifër të lartë është kartoni i Mateo Kovacic, lojtar të cilin Chelsea e dëshiron për sezonin e ardhshëm por nuk e ka opsionin e blerjes. Negociatat janë duke shkuar mbarë por nuk ka një komunikim zyrtar – të paktën nuk pritet të ketë një të tillë përpara finales së Europa League (29 Maj).
Luka Jovic
Luka Jovic është zgjedhur për qendrën e sulmit edhe për faktin që çmimi i kartonit të tij nuk është i lartë sa i Icardit apo Piatek. Real Madridi akoma nuk është ulur për të diskutuar me Frankfurt që dëshiron 70 milion euro për të por drejtuesit Madrilen e njohin shumë mirë agjentin e lojtarit, Shqiptarin Fali Ramadani. Mes tjerash, Real Madridi ka dhe marëdhënie shumë të mira me Eintracht Frankfurt dhe e dinë që ata janë të interesuar për Marianon. Madrilenët shpresojnë të marin Jovic për 55 milion euro.
Paul Pogba
Pogba është një nga kërkesat kryesore të Zidane për të përforcuar mesfushën për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit, sidoqoftë, nuk janë të bindur nga futbolli i Pogbas, personaliteti i tij apo çmimi i kartonit. 180 milion euro për një lojtar kontributi i të cilit nuk konsiderohet i mjaftueshëm edhe nga vet klubi aktual duket diçka e tepërt dhe e pa-arsyeshme nga Real Madridi.
Cristian Eriksen
Real Madridi pëlqen Eriksen më tepër se Pogba teksa loja e Danezit siguron më tepër kontroll të lojës, kualitet dhe duket si një blerje e garantuar. Ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratë dhe kur Real Madridi pyeti për të një vit më parë, Tottenham dëshironte 250 milion euro për kartonin e tij – shumë të cilën Real Madridi shpreson se është reduktuar në më pak se gjysma.
Neymar
Real Madridi do të bleje Neymar vetëm nëse ai fillimisht e bind PSG për t’a lënë të lirë. Nuk është çështje parash por evitim konfliktesh me Al-Khelaifin dhe pronarin e klubit të PSG. Nëse Neymar sforcon largimin atëherhë Florentino Perez nuk do të hezitoje për të paguar edhe 250 milion euro për të. Blerja e tij do të ishte qershia mbi tortë.