Tashmë dihet se çfarë do të bëjë Real Madridi këtë verë për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm.
MARCA ka raportuar për objektivat e tyre të transferimit, kështu që ne mund të shohim se si do të duket skuadra e Zinedine Zidane.
Në mesin e prurjeve të reja do të jetë qendër-mbrojtësi, Eder Militao, sulmuesi anësor Rodrygo dhe Eden Hazard – të gjitha këta do të bashkohen me siguri me ekipin Madrilen.
Përveç tyre, Real Madridi po punon që të sjellë në Santiago Bernabeu edhe sulmuesin Luka Joviç, mbrojtësin e majtë Ferland Mendy dhe njërin prej këtyre dy mesfushorëve, Paul Pogba ose Christian Eriksen.
Sikurse këta emra, Neymar mbetet ëndrra nga e cila presidenti Florentino Perez nuk do të heqë dorë.
Fundi i një prej epokave më të suksesshme në historinë e klubit do të shënohet nga gjashtë ose shtatë të sapoardhurit dhe nga largimet e disa prej lojtarëve aktualë.
Gareth Bale, Mariano, Jesus Vallejo, Dani Ceballos, Marcos Llorente dhe Sergio Reguilon me gjasë do të jenë të parët të cilët do të largohen nga kampi Madrilen.
Të ardhmen e sigurtë në Real Madrid nuk e kanë as lojtarët si: Isco, Lucas Vazquez dhe Nacho.
Ndërkaq, Zidane gjithashtu do të duhet të vendosë nëse dëshiron ta mbajë Keylor Navas apo Thibaut Courtois, si portierin e parë në 11-shen startuese.
Plani i lojës
Nga të gjithë lojtarët kryesorë që mund të largohen nga Santiago Bernabeu, vetëm Bale mund të konsiderohet si startues i rregullt.
Kështu që ku do të ndodhë revolucioni ?
Zidane deshiron t`i mbajë në skuadër lojtarët kryesorë, ata që kanë formuar thelbin e skuadrës që fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve, edhe në projektin e ri.
Kjo është arsyeja pse ne kemi parë lojtarët si Marcelo, Luka Modric, Kroos dhe Casemiro, të jenë pjesëe e formacionit startues prej se Zidane ka marrë postin e trajnerit.
Nuk është e mençur të mendojmë se mungesa e kreativitetit të Real Madridit do të zgjidhet me ardhjen e Pogbas apo Hazard.
Nuk ka ende një Cristiano Ronaldo, që të shkund rrjetën apo që merr në shtëpi topin e ndeshjes, pas hat-trickut të realizuar.
Zidane do të gjejë një zgjidhje për këtë problem, por edhe të di se çfarë më të vërtetë dëshiron të ndryshojë në epokën e tij të dytë si trajner i Real Madridit.
Të di se ku do të ndodhë revolucioni!