Real Madridi ka arritur një marrëveshje verbale me mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen, dhe tani mbetet që të fillojnë negociatat me Tottenhamin.
Interesimi i lartë i Real Madridit për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen nuk është diçka e re, por madrilenët siç duket tani kanë avancuar në këtë lëvizje, për shkak se sipas AS, ata kanë arritur një marrëveshje verbale me mesfushorin danez.
Puna e rradhës e Los Blancos është të ulet në tavolinë me bordin e Tottenhamit për të filluar negociatat. Perez bëri tentimin e parë për Eriksenin në fund të vitit 2018 dhe i’u bë e ditur nga anglezët se atij do i kushtonte 250 milionë euro transferimi i mesfushorit danez.
Ai tanimë nuk dëshiron t’a vazhdojë kontratën me londinezët, dhe kështu Spurs do ishte e gatshme t’a pranonte një largim të tij për 150 milionë euro.
Një lëvizje e 27 vjeçarit në Santiago Bernabeu këtë verë tashmë mbetet e hapur dhe mbetet për t’u parë se çfarë do na sjell në vazhdim koha.