Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Rayo Vallecanos ku diskutoi për të gjitha ngjarjet e fundit në taborin Madrilen.
Situata e ekipit: ”Kemi nevojë të jemi më intenziv. Duhet të luajmë ashtu për të marë pikë. Duhet të bëjmë të njëjtën ndaj Rayos nëse duam të marim diçka.”
Mungesa e Benzemas: ”Janë të gjithë të përgaditur. Nuk do të jetë Benzema dhe ne do të hedhim në fushë një ekip që mund të bëje dëm. Nuk do e them se kush dhe se si do të luajmë.”
Autoritet i plotë: ”Nuk kam fuqinë e asgjëje. E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat sëbashku. Ka njëerëz që udhëheqin dhe një trajner që këtë rast jam unë dhe që dua t’i bëj gjërat sëbashku. Nuk jam unë ai që jap urdhëra në shtëpinë time. Gjërat bëhen sëbashku dhe kjo është ajo që do të ndodhë.’‘
Raul De Tomas dhe klauzola e tij: ”Është diçka mes klubeve. Është një akord që duhet respektuar. A do të jetë me neve sezonin që vjen? Nuk e di. Talenti nuk i mungon. I mungonin ndeshjet dhe tani ato i ka në dispozicion. Po bën gola dhe din të luaje futboll, lidhet mirë me ekipin. Gëzohem sepse kemi patur një marëdhënie të mirë me të në Castilla.”
Vinicius: ”Nuk do të rikthehet tani. Duhet të stërvitet pas dy muajve pa mos luajtur, që është një kohë e gjatë. Ka nevojë për një tjetër javë punë. Nesër nuk do të jetë. Është mirë, por i mungon ritmi. Do të shohim ndaj Villarreal.”
Ata që duan të qëndrojnë: ”Nëse kanë kontratë është sepse e meritojnë. Kuptoj qëllimin e të gjithëve që është të luajnë dhe të kenë minuta. Kush mund t’ju thotë të mos qëndrojnë nëse duhet bërë diçka e tillë? Më e mira për një lojtar është të largohet vet nëse e sheh që nuk ka vend në skuadër.”
Llorente dhe Ceballos: ”Kam 22 lojtar në dispozicion dhe më duhet të shkoj në ndeshje me 18. Nesër është një tjetër ndeshje dhe të dy do të jenë me ne.”
Neymar dhe Hazard: ”Në Real Madrid plotësohen shumë ëndërra. Shumë lojtar duan të luajnë këtu një ditë. Është normale. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Ka ndryshuar diçka nga planet që kishte pasi ka arritur në skuadër: ”Nuk ka ndryshuar asgjë. E kam të qartë se çfarë dua të bëj dhe çfarë dua të arrij vitin që vjen. Por, mbeten akoma 4 ndeshje.”
Rayo: ”Luajmë ndaj një ekipi që din të luaje futboll. E dimë për motivimin që kanë. Rayo nuk dorëzohet kurrë. Nëse nuk japim më të mirën tonë, do të jetë e vështirë.”
Bale: ”Është i kënaqur. Ka patur minuta me mua. Do të shohim në fund të sezonit. Për momentin është lojtar i skuadrës dhe do të ketë minuta. Tani nuk jam unë ai që duhet t’i them se çfarë të bëje.”
Hazard dhe Bale: ”Të gjithë lojtarët janë të përshtatshëm me njëri-tjetrin. Këtë ma thonin dhe mua me Djorkaeff.”
Nënshkrimi i sulmuesëve: ”Do të shohim. Ideja jonë është të kemi një ekip të fortë në sulm.”
Fitoret jashtë: ”Ishte e zakonshme në të shkuarën. Tani duket sikur është e kundërta dhe nesër mund t’a ndryshojmë. Do të na pëlqente të gjithëve të fitonim një ndeshje jashtë.”