Gareth Bale është duke i shijuar ditët e tij të fundit si lojtar i Real Madridit, pasi që ai, këtë verë, do të largohet nga klubi Madrilen.
29 vjeçari është vërshëllyer përseri në dy ndeshjet e tij të fundit në Santiago Bernabeu, si pasojë që nuk ka mundur të mbulojë hapësirën e lënë nga Cristiano Ronaldo, shto këtu edhe sezonin e dobët që pati vet ekipi i Real Madridit.
Sidoqoftë, drejtuesit Madrilenë po mendojnë ta shesin Bale për një çmim me të cilin do të ishin të lumtur, duke e lejuar atë të largohet si i huazuar tek një ekip, me këta të fundit, që do të ishin të detyruar ta blejnë uellsianin në fund të sezonit.
Njëjtë si në rastin e James, dy vite më parë.
Asnjë ofertë
Që nga rikthimi i Zinedine Zidane si trajner më 11 mars, largimi i Bale është parë si një formalitet.
Por, realiteti është i ndryshëm, pasi Real Madridi nuk ka marrë asnjë ofertë të vetme për të.
Një ofertë për të lëre që nuk nuk ka ardhur tani, por as pas paraqitjes së tij fantastike në finalen e Champions League në Kiev, majin e kaluar.
Edhe pse Bale mbahet mend në Angli për paraqitjet e tij dominuese me Spurs, klubet janë gjithashtu të vetëdijshme për historinë e tij të gjerë të lëndimeve.
Në gjashtë sezonet e tij në Madrid, ai ka pësuar 29 lëndime të cilat e kanë detyruar të humbasë 86 ndeshje apo 53.4 përqind të totalit të tij të minutave të mundshëm me Los Blancos.
Shkurtimisht, Bale mungon në çdo tre ndeshje për skuadrën e tij – ai ka luajtur 228 ndeshje nga një 341 e mundshme – por ai shpesh është rishfaqur kur ekipi ka pasur nevojë.
Ai e tregoi vetën në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar kundër Liverpoolit në Kiev, në finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës dhe atë kundër Atletico Madrid në fitoren prej 4-1 në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014.
Ndonëse gjatë gjithë sezonit, ai ka një zakon të zhduket, statistikat e tij janë mbresëlënëse: 102 gola dhe 63 asistime në 228 ndeshje.
Paga e tij është një pengesë e madhe
Përveç problemeve fizike, një arsye tjetër pse do të jetë e vështirë për Real Madridin që të kompensojë 101 milionë eurot që paguan për të në vitin 2013 – është paga e lartë që e kërkon Uellsiani.
Ai do të fitojë 17 milionë euro neto për sezon gjatë tre viteve të ardhshme, me kontratën e tij që skadron vetëm në qershor të 2022, gjë që e bën atë lojtarin më të paguar në skuadrën e Madridit, madje mbi kapitenin Sergio Ramos, i cili është i dyti në listë.
Jo vetëm që klubet do të hezitojnë t`i paguajnë Bale një pagë të ngjashme për shkak të historisë së tij të lëndimeve dhe performancave të dobëta në vitet e fundit, por ai do t`i mbush 30 vjet në korrik.
Faqja, Transfermarkt, e vlerëson kartonin e Bale vetëm 70 milion euro, ndonëse këto çmime janë shpesh më të ulëta sesa ato që paguajnë klubet në tregun e transferimeve.
Sidoqoftë, vlen të përmendet se Bale vlerësohet me ulët sesa bashkëlojtarët e tij të skuadrës si Toni Kroos, Marco Asensio dhe Raphael Varane, kartonat e të cilëve, vlerësohen me nga 80 milion euro.
Njëjtë sa Bale, 70 milionë vlerësohet, i sapoardhuri Vinicius Junior dhe Casemiro.
Manchester United, një opsion
Në Real Madrid po presin që një klub anglez të tregojë interes për Uellsianin. Ata shpresojnë që ky ekip të jetë Manchester United, nga të cilët deri me tani nuk ka pasur asnjë lëvizje.
Për dallim prej “Djajëve të Kuq” dhe fuqisë së tyre ekonomike, Arsenali nuk do të mund ta përballonte këtë lëvizje.
Ndërkohë, derisa Chelsea po lufton me FIFA-n për të përmbysur embargon e tyre të transferimit, për të paktën një merkato, Pep Guardiola nuk ka treguar kurrë interes për Bale.
Interesim për të nuk ka as ish skuadra e tij Tottenham Hotspurs, e cila duket se tani është e fokusuar në një kurs tjetër me lojtarë të rinj si: Son Heung-min, Dele Alli dhe Christian Eriksen.
Dy kandidatë e tjerë hipotetik janë Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Megjithatë, është e vështirë të imagjinohet që këto dy skuadra do të luftojnë për shërbimet e Bale.
Ato, përveç çmimit të tij të lartë të transferimit, sigurisht nuk do të jenë të gatshme të paguajnë pagën e tij prej 17 milion euro neto.
Kështu, Real Madridi ka ardhur në një përfundim se opsioni më i mirë për ta larguar Bale do të ishte që sëpari ta huazojnë tek ndonjë ekip, me këta të fundit që do të ishin të obliguar ta blenin Uellsianin