Zinedine Zidane vlerësoi triumfin e ekipit ndaj Eibar pas ndeshjes por dërgoi disa mesazhe që lanë të qartë se pjesa e parë e lojtarëve të tij nuk i pëlqeu fare.
Mesazhi në pushimin e pjesëve: ”Nuk do e them atë që kemi folur, por duhej të ndryshonim qëndrimin tonë sepse nuk mund të vazhdohej si në pjesën e parë. Dhe kshtu vepruam, luajtëm më tepër si ekip, vrapuam më shumë, ndryshuam gjërat sëbashku. Pjesa e parë ishte mungesë besimi, mbi të gjitha fillimi ishte hsumë i komplikuar. Duhet përgëzuar të gjithë lojtarët, ata ndryshuan ndeshjen. Ndihmojnë shumë njëri-tjetrin në fushë.”
Momentet e këqija: ”Është një moment i komplikuar, sepse para se të gjithash ajo që vjen nga jashtë nuk ndihmon aspak. Janë lojtarët që sëbashku me teknikun duhet të tejkalojnë këtë situatë. Nuk duhen kërkuar arsyetime, por nuk është e lehtë të dalësh nga kjo situatë. Pjesa e parë ishte e keqe ndërsa pjesa e dytë ishte shumë e mirë. Na mungoi besimi sepse shihja lojtarët e mi që nuk tentonin as të luanin. Nga kjo situatë dolëm pak nga pak. Në këtë sezon nuk do të fitojmë asgjë, kështu që të luash në këtë mënyrë është e komplikuar por kjo nuk do të thotë që ne do të ndalojmë së luftuari.”
Benzema, lider: ”Gjithmonë ka qenë i rëndësishëm, vetëm se tani shënon më tepër dhe mund të ndryshoje perceptimin që njerëzit kanë për të. Karim e di që ekipi është i rëndësishëm për të. Jam i kënaqur, por të gjithë kanë këtë ambicie. Të gjithë janë në të njëjtin drejtim.”
Vërshëllimat drejtuar Bales dhe e ardhmja e tij: ”Do të shohim. Vërshëllimat nuk i bëjnë mirë askujt por publiku vjen për të parë ekipin teksa bën mirë. Ka patur një reagim dhe kjo është e gjitha. Publiku e di që sezoni tashmë ka mbaruar. E vetmja gjë që tentojmë është të luajmë për të përfunduar në vendin e dytë.”
Një triumf i merituar: ”Gëzohem për lojtarët sepse nuk është një situatë e lehtë. Janë lojtar futbolli, është normale që i vërshëllejnë dhe që i inkurajojnë. Nga kjo situatë duhet të dalim vet dhe të bëjmë më tepër. Më duhet t’i përgëzoj sepse ata ia dolën. Ndryshuan ritmin dhe ndihmuan vetveten në këtë rast. Reagum dhe jemi të kënaqur.”
Gjendja e Iscos: ”Po stërvitet mirë, por nuk dua të flas për këtë. Dua t’i bëj gjërat mirë dhe kjo është e gjitha.”