Eden Hazard është vetëm një hap larg Real Madridit. E ardhmja e Belgut, ashtu siç është raportuar vazhdimisht gjatë javëve të fundit, do të jetë në Real Madrid dhe do të zgjidhet në ditët që vijnë. Chelsea tashmë e ka kuptuar që e ardhmja e tij është larg Stamford Bridge dhe gjithçka indikon në dëshirën e Belgut për të luajtur në ekipin Madrilen e që diçka e tillë pritet të bëhet realitet në sezonin që vjen.
Ashtu siç raporton edhe e përditshmja MARCA, Hazard ka dritën e gjelbërt nga Chelsea për të kaluar tek Real Madridi dhe akordi formal mes klubeve tashmë është arritur, ndërsa gjithçka pritet të konkretizohet ditëve në vijim.
‘Po’-ja përfundimtare e Zinedine Zidane që ka ardhur javën e shkuar, ka qenë një motiv më shumë që operacioni të përmbyllet. Francezi dhe drejtuesit e klubit kanë dashur fillimisht të analizojnë skuadrën aktuale, të shohin opsionet e ndryshme dhe më pas të meret një vendim në lidhje me atë që ofron merkatoja.
Zidane beson që Hazard mund të përshtatet shumë mirë në Real Madrid dhe mendon se kjo blerje nuk do të jetë mediatike. Francezi vazhdon të besoje se ka shumë pak lojtar që kanë mbajtur formën e lartë dhe vazhdimësinë e ritmin e Belgut në sezonet e fundit, kualitete që nuk duken shumë të dukshme në ekipin aktual të Zizous.
Njerëzit e afërm të Roman Abramovich i dinin qëllimet e Belgut që në vitin e kaluar, kur pati një takim mes klubeve por një marëveshje nuk u arrit dot edhe për shkak të pretendimeve të larta të Chelseat që kërkonte rreth 200 milion euro për Hazard. Që nga ai moment, sulmuesi nuk ndaloi së shprehuri dëshirën për të luajtur në Madrid dhe për momentin, duket sikur është më afër se kurrë më parë.