Pavarësisht se Mayoral e pranon se ëndrra e tij është të luajë rregullisht me Real Madridin, ai ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar me skuadrën nga Valencia deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Borja Mayoral më në fund po i ecin mirë punët ku gëzon një pozitë startuesi në skuadrën e Levantes duke u bërë pjesë e planit që do të ndihmojnë skuadrën spanjolle në fjalë për të mos rënë nga kampionati. Pas një nisje jo të mirë të sezonit me Levanten, tani gjërat janë përmirësuar për sulmuesin aq shumë sa që të dyja palët janë optimiste që marrëveshja e huazimit nga Real Madridi mund të zgjatet deri në përfundim të sezonit 2019/20.
Fillimi i karrierës së tij në Levante nuk ishte i lehtë për 22 vjeçarin, kur ai ishte në stol nën urdhërat e Paco Lopezit. Mirëpo, zhvillimi i tij dhe puna në stërvitje bën trajnerin që të ndryshojë mendje.