Megjithëse mesfushorit të Tottehamit, Christian Eriksenit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratë me Spurs, Daniel Levy i ka vendosur një çmim të lartë atij, bëjnë të ditur mediat britanike.
Eriksen është një nga lojtarët që Real Madridi po planifikon të nënshkruajë me të gjatë merkatos së ardhshme verore dhe raportimet nga Anglia bëjnë të ditur çmimin që Londinezët i’a kanë caktuar atij. Për disa muaj, klubi spanjoll po vazhdon të ndjek zhvillimin e tij dhe e ka identifikuar si lojtarin ideal që do t’a zëvendësojë Modricin.
Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, sigurisht se do të tentojë të përfitojë nga ai dhe i’a ka caktuar çmimin. Sipas Mirror, ai do t’i kushtonte Los Blancos 150 milionë euro në këtë verë, një shifër 10 herë më e madhe se sa Londinezët sa paguajtën për të në vitin 2013.