Menaxheri i Napolit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se Koulibaly do të vazhdojë me Napolin si dhe klubi italian nuk është i detyruar të shes lojtar në mënyrë që të bëj lëvizje tjera të nevojshme.
Napoli nuk dëshiron që Koulibaly të largohet nga klubi. Të premten, AS raportoi se gardiani i mbrojtjes së italianëve po lidhet me një transferim në Bernabeu dhe ka qenë vet sot Ancelotti, trajneri italian që mohoi ndonjë shitje të mundshme të mbrojtësit të tij.
“Nuk është e logjikshme që të flasim rreth merkatos tani. Por klubi ynë nuk ka nevoj që të shet lojtar. Allan dhe Koulibaly janë duke qendruar,” konfirmoi ai.
Koulibaly nënshkroi me Napolin në 2014 dhe 27 vjeçari konsiderohet si një prej qendër mbrojtësve më të mirë në botë.