Rrugëtimi i Zinedine Zidane drejt nivelit më të lartë profesionist të futbollit ka qenë i gjatë por edhe i admirueshëm.
Francezi kaloi 5 vitet e fundit të karrierës së tij duke luajtur për Real Madridin, teksa fitoi Champions Leaguen dhe La Ligan me bashkëlojtar të mëdhenjë si Ronaldo, Raul dhe Luis Figo.
Sidoqoftë, hapat e tij të parë nuk ishin edhe aq të mëdhenjë.
”Ishte e qartë për mua që nga fillimi,” deklaron ai për OTRO. ”Gjithçka që doja ishte të luaja futboll. Por kisha vështirësi në shkollë dhe prindërit më këshilluan t’a lija.”
”E dija shumë mirë që nuk kisha një sjellje ideale. Më pas, një ditë më thanë: e dimë që ke diçka në mendje, kështu që bëje atë që je nisur t’a bësh.”
”Sapo kisha edhe lejen e prindërve, u fokusova të jap gjithçka për të arritur atë që doja. Kur arrita në Cannes, shihja lojtarët profesionist duke u stërvitur dhe i thash vetes: dua t’a bëj këtë.”
”Nga ky moment, bëra gjithçka për të qenë më i miri.”
Pasi u bashkua me Cannes në moshën 17 vjeçare, Zidane ndryshoi stilin e jetës në mënyrë që të arrije majat.
”Flija mirë, nuk isha ai idioti që dilte nëpër bare, pija vetëm ujë dhe stërvitesha vazhdimisht,” thotë ai.
”Bëra gjithçka për të qenë më i miri i mundshëm, doja t’a arrija me çdo çmim. Kjo ishte mënyra se si t’i bëja prindërit të lumtur, sepse ishte jeta ime por poashtu edhe një jetë në të cilën doja t’i bëja krenar.”
”Për t’a bërë veten të njohur, dhe më pas për të luajtur, duhet të jesh i mirë, jo si sot. Fillimisht duhet të tregosh që je ndryshe nga të tjerët, sepse në atë kohë kishte një numër të limituar lojtarësh – vetëm një apo dy lojtar të rinjë për skuadër.”
”Sot gjithçka ka ndryshuar, shkon shumë shpejtë dhe për lojtarët, ata nuk kanë më frikë nga të bërit gabime.”