Më 2 nëntor në vitin 2010, Bale luajti kundër Maicon dhe Interit, ndeshje në të cilën dhuroi një spektakël pasi shënoi një hattrick madhështor me Tottenhamit. Dhe në vitin e kaluar, në finalen e Champions League, Uellsiani shënoi dy supergola ndaj portjerit të Liverpoolit, Loris Karius.
Bale thotë se nuk ndjehet keq për ta pas golave të tij pasi sipas tij nëse Maicon dhe Karius, do t’i bënin këtë atij nuk do të ndjeheshin keq për të.
”Jam i sigurtë që të dy nuk do të ndiheshin keq për mua, në qoftë se do t’ë ma kishin bërë të njejtën gjë. Natyrisht, ishte për të ardhur keq në një natë të madhe, por, gjithsesi nuk mendoj se do të mund t’a ndalonte golin tim të parë”, tha Bale për BT Sports.