Përfaqësuesja e Katalonjes e udhëhequr nga Gerard Lopez, të hënën do të zhvillojë miqësoren ndaj Venezuelas në Girona dhe tashmë ka ftuar lojtarët për të përfaqësuar vendin e tyre.
Trajneri Lopez tentoi t’a bind edhe lojtarin Madrilen, Marianon, që t’i bashkohet kombëtares së tij për këtë miqësore por ishte sulmuesi Domenikan ai që refuzoi menjëherë këtë ofertë.
Klubi Madrilen në anën tjetër nuk ka marrë asnjë kerkesë zyrtare për këtë ftesë dhe nuk do t’a kishte lejuar që Mariano të luante për Katalonjen të henën duke e ditur se do të ketë stërvitje në Valdebebas.
Rikujtojmë që Mariano ka lindur në qytetin e Barcelonës dhe kjo është arsyeja se pse Katalonja e konsideron si pjesë të tyre.