Rahpaël Varane mund të jetë njëri nga emrat më të përfolur të verës. Gazeta franceze L’Equipe zbuloi të martën se lojtari po planifikon një ndryshim të ekipit. Ai menjëherë ka dhënë një intervistë për këtë gazetë në kampin stërvitor të Francës.
”Nuk më pëlqen të flas për të ardhmen tim. Unë nuk e kam zakon të flas publikisht për të ardhmen time.’‘, ishin fjalët e para të Varane për L’Equipe.
Sa i përket rikthimit të Zidane ai tha: ”9 muaj ishim shumë pak. Eshtë sikur të kishte qenë dje. E vlerësoj si person dhe si trajner. Ai ka qenë dikush shumë i rëndësishëm për mua. Eshtë qesharake por ka pasur dyshime për debutimin e tij si trajner por ka arritur të hesht kritikët dhe të demonstrojë se ka aftësi për të drejtuar klubin më të madh në botë”