Sipas Sky Sports, nëse Real Madridi humb garën për Eden Hazardin, ata do t’a kthejnë vëmendjen te një tjetër lojtar. Dëshira e Real Madridit për të nënshkruar me lojtarin e Chelseas, Eden Hazard mund të përballet me mos-lejimin e shitjes së tij nga klubi anglez pas dënimit që morën nga FIFA për transferime.
Por bordi i Real Madridit po mendon për një alternativë të mundshme dhe bëhet fjalë për lojtarin e West Hamit, Felipe Anderson. Hazard dëshiron t’i bashkohet Realit, por kjo bie ndesh me Chelsean që do bëj të pamundurën që mos të lejojë një lëvizje të tillë, kështu që Reali duhet të kërkojë dikë tjetër. Eriksen i Tottenhamit mbetet një objektiv tjetër, por çmimi i tij është shumë më i shtrenjtë se Anderson, i cili do të kushtonte rreth 75 milionë euro.
Anderson i cili ka fituar edhe ftesën e Tites së Brazilit për këtë pauzë të kombëtareve, në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime.