Thibaut Cortuois është në qendër të vëmendjes pas gabimit në ndeshjen e djeshme kundër Rusisë që çoi në një gol të shënuar nga Denis Cheryshev. Mirëpo, gjithë këtë situatë, portieri belg e ka marrë me qetësi, por duke akuzuar mediat spanjolle mbi trajtimin që i bëjnë atij.
“Unë e konsideroj vetën si një nga më të mirët, edhe pse shtypi spanjoll do të donte që të më vriste. Ndihem shumë i fortë dhe jam i qetë, sepse e di se po stërvitem dhe po luaj mirë,” tha ai fllimisht.
Courtois më pas vazhdoi të fliste rreth asaj që ndodhi me golin e Cheryshevit, ku ai bëri një dalje dhe kontrollim të gabuar të topit.
“Cheryshev më priti mua dhe unë për këtë arsye nuk isha në gjendje t’a ndaloja topin. Ishte një gabim i vogël, por këto gjëra ndodhin në karrierën e një portieri,” tha ai.