Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka dhënë një intervistë për mediat në të cilën ka folur për ndeshjen e nesërme kthyese ndërmjet PSG-së dhe Real Madridit në kuadër të Champions League.
”Mendoj se do të ishte më mirë për Madridin nëse do të luante Neymar. Barcelona e largoi atë dhe po luan më mirë. Sic tha edhe Zidane, në futboll nuk duhet të gëzoheni për dëmtimet e të tjerëve dhe Madridi do të kishte luajtur më mirë në fushë nëse do të ishte dhe Neymar.”
”Besoj se do të kualifikohet Real Madridi por nuk do të jetë e lehtë. PSG-ja ka një nga ekipet më të mira në Europë dhe nuk do të jetë një shëtitje për Madridin, do të jetë e vështirë. Shpresojmë që Real Madridi, me cilësinë dhe motivimin që ka, të kalojnë në raundin tjetër, por nuk është e domosdoshme të besohet kjo.”