Valdebebas është duke punuar pavarësisht se 13 lojtarë të ekipit nuk janë aty pasi janë ftuar nga kombëtaret e tyre.
Në qendrën stërvitore brenda 2 javësh do të zhvillohet një mini-parasezon i udhëhequr nga trajneri Zidane me qëllim që të rikthejë formën më të mirë të lojtarëve dhe sidomos formën e Iscos dhe Marcelos, të cilët i konsideron pjesë të pandashme të ekipit.
Përvec Iscos dhe Marcelos, do të realizohet një plan i vecantë edhe për lojtarët tjerë si Nacho, Mariano, Benzema, Marcelo, Brahim dhe Odriozola.