Tekniku Zidane e ka kaluar ndeshjen e parë si trajner Madrilen në etapën e tij të dytë me mjaft sukses. Ekipi arriti të mposhtë Celtan me rezultat 2-0 të shtunën në Bernabeu me golat nga Isco dhe Bale.
Para ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas saj, mesazhi dhe kërkesa e qartë e trajnerit Zidane ishte që lojtarët të luftojnë për topin kur nuk e kanë në këmbët e tyre.
”Kur ju nuk e keni topin, duhet të vraponi për t’a rikuperuar atë. Dhe kjo është ajo që ndodhi.”, janë fjalët e teknikut pas ndeshjes së parë si trajner Madrilen.
Kjo metodë funksioni mjaftë mirë ndaj Celtas pasi lojtarët u angazhuan në maksimum që të rikuperojnë topin saherë që nuk e kishin në këmbët e tyre.