Në pak orë deri nga ndeshja PSG-Real Madrid, pyetja më e shpeshtë nga tifozët Madrilen është: Me kënd do të startojë Zidane? I njejti trajner që nuk ka aq shumë të parashikueshme nga tifozët dhe stafin e tij, por që ka vetëm intuitë për 11-të më të rëndësishmit të pakundërshtueshëm të sezonit.
Koka e Zidane është një vend i sigurt dhe dhe dhoma në të cilën mban listën e startuesve, Area 51. Nuk ka vend më të papërkulur ose më mirë për t’i mbajtur sekretet. Në dhomën e shtypi ai nuk donte të jepte ndonjë gjurmë dhe të gjitha ato i la në një hije… dhe plot mundësi.
Rikuperimi i Kroos dhe Modric, largon reduktimet e opsioneve, shumëfishon ato. A do të rrezikojë me të dy si startues? Të luaj me njërin? Kush? Dhe me kë? Prania pothuajse e sigurt e Kovacicit. Kroati pushoi ndaj Getafes dhe duket i fiksuar në formacion… Por nuk janë të fiksuar këtu.
Të paktën Casemiro dhe me përjashtim të Cristianos. Cdo gjë tjetër është e ndjeshme ndaj ndryshimeve. Benzema mund të fillojë, por nëse plani i Zizou do të luajë me katër mesfushër, Bale mund të luante me Ronaldon në sulm. Apo ndoshta mund të luajnë të dy, në një ndeshje për BBC në stadium madhështorë, në stilin e grupeve të mëdha rock.
Përsëritja e planit të raundit nënkupton largimin e Vazquez dhe Asensios, përvec të Bale. Dy lojtarë që kanë shumë merita për fitoren e parë në Bernabeu ndaj Parisit, pasi ndryshuan lojën me inkuadrimin e tyre në minutën e 79’të.
Po me Iscon? Titullari befasues në ndeshjen e parë, do të mbetet pa një vend në startuesen nëse lojtarët që përmendëm futen në formacionin, dicka që me hapësirë dhe rregullim, është e pamundur. Dhe kështu mund të pyesim, nëse ai kombinon më mirë me bashkëlojtarët, a e meriton vendin e startuesit për të ndalur një kundërshtar si PSG?
Mundet dhe mundet por gjithmonë ka kushte. Formacioni startues i ekipit qëndron vetëm në një vend. Në kokën e Zinedine Zidane. Përvec se nëse në jastëkun e tij pëshpëritet dicka e ndryshme..