Arritja e Zinedine Zidane nuk ka ndryshuar planet e parashikuara të Real Madridit për parasezonin e kësaj vere që po vjen. Francezi ka studiuar cfarë ka projektuar dhe programuar klubi Madrilen. Pas disa ditësh në Valdebebas (nga data 7 korrik 2019), klubi do të udhëtoj në SHBA për 10 ditë, dicka që nuk ndodhi në verën e kaluar pasi klubi punoi parasezonin vetëm në Valdebebas.
Ndeshjet tradicionale të International Champions Cup fillojnë më 20 qershor dhe ekipi do të luajë 3 ndeshje, emri i rivalëve ende nuk dihet. Ekziston mundësia e një rivali të 4’të por pjesëmarrja në Audi Cup në Munich vështirëson këtë.
Gjithashtu ekipi mund të luajë edhe për Superkupën e Spanjës, nëse fillojnë të aplikohen ndryshimet e planifikuara nga Luis Rubiales, presidenti i futbollit në Spanjë.
Më pas në muajin gusht do të zhvillohet edhe ndeshja për trofeun Bernabeu, data e të cilit nuk është vendosur ende.