Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit ka nënkuptuar një ndryshim radikal të skenarit për disa lojtarë. Disa lojtarë për të keq dhe disa për të mirë. Në këtë grup të fundit është emri i Marcelos.
Kapiteni i dytë Madrilen, i lënë në stol në ndeshjet e epokës së Solarit duke u zëvëndësuar me Reguilon, e sheh qiellin e hapur me trajnerin e ri i cili iu ka premtuar mundësi të barabarta të gjithë lojtarëve në 11 ndeshjet e mbetura këtë sezon.
Marcelo sikur Isco kanë përvjelur mëngët dhe besojnë se situata mund të ndryshojë rrënjësisht pas kthimit të Zidane në stolin Madrilen.
Zidane në anën tjetër pret shumë nga Marcelo dhe ndoshta do t’i besoj vendin e titullarit qysh në ndeshjen e parë nesër ndaj Celtas. Marcelo mund të startojë sëbashku me Iscon i cili ishte i harruar nga Solari.