Zidane dhe rikthimi i tij në Real Madrid kanë zënë kopertinat e mediave sportive në Francë. Në vendlindjen e tij, tekniku Madrilen mbetet ambasadori më i mirë i futbollit jashtë vendit.
Menjëherë pas rikthimit të tij, mediat Franceze e konsiderojnë se Zidane e dëshiron me cdo kusht Kylian Mbappe pasi është ëndërr e tij që t’a ketë në ekip një lojtar si ai.
Në PSG, presidenti Nasser al Khelaifi është i bindur se pavarësisht rikthimit të Zidane në Real Madrid, ai nuk mund t’i josh njërin nga dy lojtarët e tij: Neymar ose Mbappe, që të luajnë për klubin Madrilen.