Zinedine Zidane u zyrtarizua si trajner Madrilen të hënën dhe ky lajm ishte një gëzim më tepër për Iscon dhe Marcelon të cilët nuk fitonin minuta nën udhëheqjen e Solarit dhe dëshirojnë t’a bindin Francezin që meritojnë një vend në startuesen e ekipit.
Sipas Marcas, klubi beson në aftësitë e Iscos dhe ka kërkuar nga trajneri Zidane që të rikuperojë versionin më të mirë të mesfushorit Spanjoll. Tekniku Madrilen e kishte bërë njëherë këtë në etapën e parë si trajner i ekipit. Misioni i tanishëm është i njejtë sikurse ai i kaluar dhe Zizou duket se e ka pranuar këtë sfidë dhe se është i bindur se mund të ndryshojë versionin e Iscos.
11 ndeshjet e fundit do të jenë vendimtare për të parë formën e lojtarëve, për të rikthyer futbollin dhe për të tentuar të përfundojnë sezonin në vendin e dytë të La Ligas. Zidane e di se si ta bëjë këtë dhe me plotë dëshirë ka arritur dhe ka pranuar këtë sfidë.