Sergio Ramos shoqëroi trajnerin Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj PSG-së. Kapiteni Madrilen tha: ”Championsi është një nga kompeticionet e preferuara për ne. Ne e morëm hapin e parë në Bernabeu dhe duhet të përfundojmë eliminatoren në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtarët e mëdhenjë i pëlqejnë këto ndeshje në këto qytete të mëdha dhe nesër është një mundësi e mrekullueshme. Kemi ardhur këtu për të dhënë versionin tonë më të mirë dhe për të lënë gjithcka në fushë.”
”Kur nuk ka asnjë gabim është një finale dhe kjo është nesër. Ata janë të përqendruar si në eliminatoret tjera. Unë e dua futbollin dhe më pëlqen cdo ditë. Eshtë një privilegj dhe përpiqem të kënaqem maksimalisht me kohën që jam në këtë profesion. Ndihem me të njejtin entuziazëm që kur fillova, megjithëse me një rekord të ndryshëm. Unë kurrë nuk lodhem për të fituar dhe përpiqem të rivendosem në cdo ndeshje dhe në cdo titull.”
Gjyqtari
”Roli nuk duhet të jetë te arbitri. Ka dy ekipe të mëdha dhe secili do të mbrojë interesat e tyre. Ne nuk presim që ai të na ndihmojë apo të na dëmtojë dhe ai do të bëjë punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk besoj që ka ndonjë arbitër në botë që nuk gabon.”
Ambienti
”Gjithkush përpiqet të destabilizojë kundërshtarin në mënyrën më të mundshme. Për ne asgjë nuk ndryshon. Vazhdojmë me të njejtën dinamikë, me të njejtin koncentrim sepse ndeshja e kërkon këtë. Do të përpiqemi të bëjmë atë që kemi bërë në stadiumin tonë. Kemi një respekt të madh për PSG-në por do të shkojmë ti përdorim armëta tona për ti dënuar ata dhe të kalojmë në raundin tjetër.”
Rikthimi i Marcelos
”Ne jemi të lumtur kur rikuperohet një bashkëlojtarë. Rikthimi i Marcelos është një fytyrë e lumtur për ndeshjen dhe ai e bënë këtë shumë mirë. Jemi të kënaqur që ai është përsëri në dispozicion të trajnerit. Gjithmonë është një përfitim ta kesh atë, jo vetëm në mbrojtje por edhe në sulm, kjo është një armë tjetër që mund t’a përdorim.”
Dëmtimi i Neymar
”Neymar është një lojtarë tjetër, i ndryshëm nga bota. Sa herë që një ekip e ka atë, është e këshillueshme të jeni të vëmendshëm. Ne kemi vuajtur nga ai në vitet e fundit. Kush e zëvëndëson atë dhe mund të jetë Di Maria, që nuk ndryshon asgjë për ne. Di Maria është një lojtarë që ndihmon shumë në anën defanzive dhe mund të bëjë një punë të madhe.”
Motivimi
”Nuk jemi lodhur kurrë nga të fituarit dhe përpiqemi të jetojmë ditë pas dite. Ne e duam fitoren dhe nesër është një nga ato mundësi që ju sjellin më afër momenteve që dëshironi t’i jetoni. Nuk është presion, është një motivim shtesë.”
Roli juaj në ndeshje
”Ne nuk e dimë se kush do të luajë nesër. Ne secili kemi një rol të ndryshëm dhe të gjithë jemi të rëndësishëm. Kemi shpirtin e ekipit dhe ne të luajmë më mirë në mënyrë kolektive. Kjo është një ngjarje që unë e gëzojë me të vërtetë. Shpresojmë që nesër të kemi përsëri gola nga lojtarët tanë, që do të ishin jetike për të fituar ndaj PSG-së.
Fjalët e Alves
”Unë nuk do të hyjë në ndonjë debat. Në ndeshjen në shtëpi kemi bërë gjëra të mira dhe disa të këqija që ata i shfrytëzuan. Nesër është një tjetër mundësi për t’i treguar botës dhe ju mund ta bëni atë drejtë osë gabim. Eshtë 50% mes dy rivalëve të fuqishëm dhe të klasit botëror.”
Përvoja në këto ndeshje
”Faktori taktik dhe shpirti është i rëndësishëm. Ato janë prioritet për këtë lloj të ndeshjeve sepse cdo gjë që nuk ju mban të përqendruar mund të jetë një gabim që ju lë jashtë. Ne duhet të jemi të gjithë me 20 shqisa.”