Isco ka prezantuar takat e tij të reja me kompaninë Adidas, dhe në evenimentin e mbajtur sot në Madrid, mesfushori Spanjoll dha një intervistë në të cilën foli për këto tema:
Zidane
”Të gjithë e njohim atë. E dimë se si ishte si lojtari dhe si trajner. Eshtë një lajm i mirë për të gjithë që ai është rikthyer. E do Real Madridin dhe e tregoi me këtë vendim.”
Madridi kthehet gjithmonë
”Kërkesa është maksimale në këtë ekip. Duhet të luftojmë për të gjitha titujt. Nuk ka qenë viti ynë më i mirë por tani e tutje ne punojmë që të jemi aty ku e meriton historia e këtij klub, e cila na obligon të rikthehemi më të fortë.”
11 ndeshjet e mbetura
”Do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha. La Liga është shumë e vështirë, por ne do të përpiqemi të shtojmë sa më shumë pikë që mundemi. Ndryshoi fillon sot, nga këtu. Dhe kemi nevojë për tifozët tonë.”
Takat e reja
”Jam mirënjohës ndaj Adidas për besimin. Eshtë një nder të rikthehem në këtë familje pasi e kam mbajtur me krenari këtë markë. Kam kujtime të mëdha. Gjithmonë e kam dashur. Eshtë një takë e lehtë, sensibile. Eshtë e mahnitshme.”
Nofka ‘Magjiku’
”Ishte një pseudonim që ma vendosën Iker dhe Ramos kur arrita në Madrid. Magjiku sepse kishim nevojë për një emër të mbetet në mendje. Dhe super”
Momenti më i mirë në Madrid
”Ka shumë, sepse kjo është ajo që ka ky klub. Por do të qëndroja me La Deciman”