Zidane po stërvit ekipin para ndeshjes të së shtunës ndaj Celta Vigos (16:15) dhe duhet të përballet me dilemën e parë si trajner Madrilen. Ekipi Madrilen nuk do të ketë në dispozicion dy mesfushorët qendror, Casemiro i pezulluar dhe Llorente i dëmtuar për ndeshjen e fundjavës.
Situata aktuale krijon një problem për Zidane sepse të gjitha detajet tregojnë se tekniku duhet të vazhdojë të ndjekë formacionin 4-3-3. Vetëm Toni Kroos mund të kryejë funksionin e tillë. Në sezonin e kaluar kur mungonin Casemiro dhe Llorente, Zidane inkuadronte Kovacicin në atë pozicion.
Gjithashtu Bale e përfundoi ndeshjen ndaj Ajax me dhimbje dhe mund të mos përfshihet për ndeshjen ndaj Celtas.