Zinedine Zidane është rikthyer të jetë shefi i ekipit të parë Madrilen. Trajneri Francez dje zhvilloi stërvitjen e parë në etapën e tij të dy si trajner i ekipit, stërvitje e cila ka filluar me një bisedë të gjatë me të gjithë lojtarët në fushë.
Ditë e mirseardhjes, urimit, ribashkimit dhe për t’i dërguar një mesazh grupit pas një sezonit të dobët në të cilin Francezi dëshiron t’a përfundoj me dinjitet. Pa ndonjë titull në horizont, Zizou dëshiron të rikuperojë dashurinë e futbollistëve të tij dhe të filloj të hedh themelet për sezonin e ri në të cilin pritet të ketë një revolucion brenda ekipit.