Gjatë ditës së sotme, Eder Militao u zyrtarizua si lojtari më i ri Madrilen dhe kështu arritja e tij nga sezoni i ri, do të thotë që Jesus Vallejo duhet të konsiderojë largimin nga klubi ose huazimin në ndonjë klub.
Jesus Vallejo ishte i huazuar më parë në Eintracht Frankfurt por u rikthye kur Pepe u largua nga Madrilenët. Vallejo i cili ka pasur probleme fizike të shumta që nga arritja në Madrid, nuk bënë pjesë në planet afatgjate të ekipit dhe pritet të shikojë të ardhmen e tij brenda kësaj vere sipas Marcas.