Florentino Perez ishte ai që hapi prezentimin e Zinedine Zidane dhe që njoftoi për shkarkimin e Santiago Solarit. Presidenti ishte i qartë në konferencën e tij teksa theksoi që klubi ka nevojë për ndryshime dhe se drejtuesit do të punojnë për zgjidhjen e problemeve.
”Jemi shumë të vetëdijshëm për atë që po kalojmë dhe është një moment i vështirë. I dimë vuajtjet e tifozëve.”
”Dua të falenderoj dhe të shpreh mirënjohje për punën e Solarit deri në momentin e fundit, ky klub është shtëpia e tij. E dashuron këtë klub dhe ka tentuar gjithçka për të bërë më të mirën. I kemi ofruar qëndrimin në klub nëse edhe ai dëshiron të qëndroje.”
”Këta lojtarë formojnë pjesë të historisë së Real Madridit, kanë qenë vite të lavdishme por ky sezon nuk ka qenë brenda pritshmërive. Për këtë arsye, obligimi ynë është të fillojmë një plan për të zgjedhur këtë çështje sa më parë që është e mundur.”
”Këtë sezon nuk kemi qenë në nivelin kolektiv që ne presim dhe ne duam të punojmë për një epokë emocionuese me një nga simbolet e klubit tonë.”
”I dashur Zidane, pasioni yt për Real Madridin të solli përsëri në klubin e zemrës tënde. Mirësevjen në shtëpi.”