Pas më shumë se një orë pritje se normalisht, dy orë pasi seanca stërvitore kishte përfunduar, u shfaq Santiago Solari në dhomën e konferencave në Valdebebas për të analizuar ndeshjen e nesërme në kampionat, në të cilën Real Madridi do të ketë përballë Valladolid në ora 20:45 tek stadiumi Nuevo Jose Zorrila. Agjentinasi kërkoi ”shumë falje për vonesën, nga që ekipi po stërvitej.”
Situata e tij: ”Nuk janë vlerësime që duhej të bëja. Jam trajneri dhe ashtu si të gjithë, tentoj të jap më të mirën që kam. Nuk është momenti më i bukur. Këtu të gjithë jemi kalimtar. Objektivi është gjithmonë ndeshja e rradhës. Ka vlerësime që i pranoj, por puna ime është të vazhdoj përpara. Do të jap gjithmonë më të mirën, ashtu siç kam bërë që nga dita ime e parë këtu.”
Sergio Ramos në Valladolid: ”Nuk duhet të këshillohem aspak për këtë. Kemi folur. Më duket shumë mirë që si kapiten dëshiron të jetë pranë ekipit.”
Ndeshja në Pucela: ”Me profesionalizëm, kështu e presim. Në këto ndeshje duket edhe karakteri: ai që tregon fytyrën, ai që fshihet, ai që rebelohet, ai që nuk rebelohet, ai që është i lumtur e ai që është i trishtuar.. Duhet të punojmë për të vazhduar të marrim pikë deri në fund. Çelësi është të luajmë si ekip.”
Lojtarët në lartësinë e fanellës: ”Shumica e tyre kanë qenë. Ata që nuk ka qenë në lartësinë e fanellës tashmë e dinë sepse ua kam thënë. E dinë se çfarë mendoj për ta.”
Isco: ”Çështjet disiplinare menaxhohen në mënyrë të brendshme dhe profesionaliste. Për të luajtur duhet të jesh fillimisht në formë fizike të mirë dhe më pas t’a mbash atë.”
Shkarkimi dhe një ribashkim i mundshëm: ”Gjërat që ndodhin në privatësi qëndrojnë këtu. Janë gjëra brenda ekipit. Jemi shumë auto-kritik, jo vetëm në këtë moment të vështirë. Kjo bëhet ditë pas ditë, akoma më tepër pas fitoreve. E vështirë është të gjesh gjërat e këqija në momente të mira.”
Tifozët: ”Është një moment i trishtë dhe i dhimbshëm, por jo i papërshtatshëm kundrejt asaj që kjo ekip ka arritur dhe kur të kesh parasysh faktin që Real Madridi eleminohet nga Championsi pas më tepër se 1000 ditësh. Është një ekip që ka dhuruar lavdinë, që ka shkruar një epokë të artë. Meritojnë duartrokitje, por kuptohet që jemi auto-kritik kur nuk arrijmë objektivat.”