Duke pasur parasysh situatën e fundit që ka kapluar Realin, ishte një debat i nxehtë tashmë që është bërë i ditur në dhomat e zhveshjes së Realit pas ndeshjes ndaj Ajaxit.
Ishte Perez që kritikoi lojtarët dhe debatoi me kapitenin Ramos, mirëpo që ky i fundit poashtu shihej mjaftë i tensionuar. Presidenti në një moment ‘kërcënoi’ me ndërprerje kontrate, por që përgjigja e spanjollit ishte e qartë: ‘Më paguaj dhe unë do të shkoj!’
Përveç reagimeve që do të merrte nga tifozët për ndërperjen e kontratës së liderit të ekipit, AS ka kuptuar se Realit do të i kushtonte edhe në aspektin financiar kjo gjë.
Pasi që klubi do duhej të paguante 25 milionë euro në rast se do donin ta bënin një gjë të tillë, duke kujtuar se kontrata e tij skadon në vitin 2021 dhe jo në 2020 siç besohet aktualisht.