Përkundër një sezoni jo të mirë që ka ‘shijuar’ duke humbur edhe vendin e tij startues, Marcelo ka mohuar çdo spekulim që e lidh atë me një largim nga kryeqyteti spanjoll.
Që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin verën e kaluar, Marcelo gjithmonë ka qenë i përfolur me një lëvizje në Torino. I shoqëruar me disa performanca të dobta dhe Sergio Reguilon duke i’a zënë vendin startues, këto thashetheme janë shtuar dhe janë përhapur edhe më shumë muajt e fundit.
Megjithatë, ka qenë vet braziliani që i është përgjigjur spekulimeve të tilla nëpërmjet një mesazhi që ka ndarë në Instagram me ndjekësit e tij. Ai publikoi një foto nga stërvitja dhe i’a bashkangjiti shkrimin: “Kjo është shtëpia ime.”