Për shkak të kartonave të verdhë, kështu duke qenë i pezulluar, Ramos për këtë arsyje nuk mund të luajë kundër Real Valladolidit këtë fundjavë, por kapiteni i Real Madridit do të udhëtojë në Estadio Jose Zorilla me bashkëlojtarët e tij.
Ai dëshiron t’i përkrahë bashkëlojtarët e tij dhe t’i ndihmojë për të krijuar një ambient pozitiv si dhe Los Blancos të bëj kthesën pasi kaluan një nga javët më të vështira.
Objektiv i vetëm i skuadrës tani mbetet që deri në përfundim të kampionatit të përfundojnë në top katër vendet e para, kështu duke u kualifikuar për në Champions League për sezonin e ardhshëm, dhe ky mision do fillojë në Valladolid të dielën mbrëma.