Sipas një raporti të UEFA-së, Real Madridi mund të kishte përfituar 45 milionë euro deri në arritjen e finales së Champions Leagues dhe fitimin e saj këtë sezon, por me këtë gjë ata kanë humbur më shumë se vetëm krenarinë me humbjen nga Ajaxi të martën që lam pas.
Pamundësia e Real Madridit për të përsëritur suksesin europian që arritën në tre sezonet e fundit do të thotë se kanë humbur 45 milionë euro. Ata nuk arritën të kualifikohen në çerek-finale pas humbjes në Bernabeu nga Ajaxi të martën dhe pasojat do të dëmtojnë poashtu edhe të ardhurat e tyre.
Sipas një raporti të ri të UEFA-së, eliminimi i kushtoi atyre 45 milionë euro, diçka që nuk përfshin paratë nga sponzorët apo paratë nga ndeshjet që do të luheshin më pas në Santiago Bernabeu.