Luka Modric ka shprehur një mesazh motivimi ndaj skuadrës dhe tifozëve, poashtu edhe si një lloj kërkim falje ndaj këtyre të fundit për javën që lam pas, duke e cilësuar si më të vështirën në karrierën e tij.
Real Madridi u eliminua nga Kupa e Mbretit me një humbje 3 – 0 në shtëpi nga Barcelona të mërkurën e kaluar, para se të humbiste edhe shpresën për garën për titull në humbjen tjetër poashtu nga Barça me rezultat 1 – 0 në La Liga të shtunën.
Java katastrofike u kulmua përsëri në Santiago Bernabeu duke u eliminuar nga Champions League nga Ajaxi me një humbje 4 – 1. E për gjithë këtë, kroati kishte një mesazh.
“Kjo ishte java më e vështirë e karrierës sime. Por suksesi nuk është rreth asaj që të mos rrëzohesh kurrë por të çohesh sa herë që të ndodh ajo,” shkroi ai në rrjetet sociale.