Real Madridi do të jetë pa Lucas Vazquezin për dy ndeshjet e ardhshme në La Liga pasi që ai pati një problem në kofshën e majtë kundër Ajaxit.
Real Valladolid dhe Celta Vigo janë kundërshtarët e ardhshëm të Real Madridit, por me Vazquezin që do i humbasë këto ndeshje për shkak se vuan nga një dëmtim i klasës së parë në kofshën e majtë, duke e lënë atë jashtë fushave të gjelbërta deri pas pushimit të kombëtareve dhe kështu pritet të rikthehet kundër Huescas më 31 mars.
Spanjolli e la fushën i frustruar të martën pas vetëm rreth 30 minutave dhe ai nuk është një lojtar i cili zakonisht vuan nga problemet muskulare, asnjëherë më parë nuk ka humbur më shumë se një ndeshje teksa kishte probleme fizike.