Santiago Solari udhëhoqi një skuadër me mjaftë mungesa në seancën stërvitore të sotme, me Los Blancos që tashmë po përgatiten për ndeshjen e tyre të rradhës të shtunën kundër Valladolidit.
Grupi kryesisht u përqendrua sot mbi kontrollin e topit dhe pasimet, në posedim, poashtu duke mos harruar edhe praktikimin e goditjeve në portë, por që numër i konsiderueshëm lojtarësh mungonin.
Lucas Vazquez dhe Vinicius munguan për shkak se u lënduan kundër Ajaxit, ndërsa Gareth Bale nuk u stërvitë sot pasi që përfundoi ndeshjen e së martës me disa parehati.
Keylor Navas dhe Sergio Reguilon gjithashtu munguan, sepse u stërvitën duke kryer disa ushtrime specifike në palestrën e Valdebebas.
Marcos Llorente tashmë po vazhdon me procesin e rikuperimit dhe bëri disa vrapime në fushë, ndaras nga pjesa tjetër e grupit.