Real Madridi nuk ka për çka të luftojë më në këtë sezon pasi ka mbetur jashtë garës në çdo kompeticion të mundshëm.
Andaj, drejtuesit e klubit kanë filluar menjëherë me punë duke menduar për përforcimet që do t`i bëjnë në merkaton verore.
Njëri nga këta 5 lojtarë: Neymar, Mbappe, Hazard, Dybala dhe Kane, pritet të transferohet në Real Madrid.
Cilido prej tyre që vie në Santiago Bernabeu, do të jetë në krye të projektit të ri galaktik, që do të zëvëndësojë këtë të tanishmin, lojtarët e të cilit në 4 vitet e fundit kanë fituar çdo trofe të mundshëm.
I pari në listë është Neymar. Largimi i tij nga Parisi nuk do të jetë i lehtë, pavarësisht interesimit të tij për të kaluar në Real Madrid.
Situatën më të komplikuar sesa Neymari e ka bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe, i preferuari i të gjithë tifozëve Madrilenë.
Ardhja e francezit në Bernabeu vështirë se mund të ndodhë.
Përveç dyshes parisiene, lojtari tjetër që mund të veshë fanellen e bardhë është Eden Hazard.
Ky i fundit e ka thënë me dhjetëra herë publikisht se e deshiron kalimin te Real Madridi.
Megjithatë, Chelsea deshiron ta mbajë atë në Stamford Bridge, sidomos tani pas dënimit që morën nga UEFA, e i cili u ndalon blerjen e lojtarëve për dy merkatot e ardhshme.
Pikërisht ky denim e bën më të komplikuar arritjen e një marrëveshje mes Chelsea dhe Real Madridit për yllin belg.
Në Angli, drejtuesit Madrilen ia kanë vënë që moti syrin edhe një tjetër lojtari. Bëhetë fjalë për sulmuesin Harrry Kane.
Ndonëse, anglezi siguron golat, çmimi i tij prej 200 milionë e bën të parealizueshëm transferimin e tij në Bernabeu.
Veç kësaj, Presidenti i Tottenhamit, Levy është një nga presidentet më të vështirë me të cilin mund të negociohet për blerjen e ndonjë lojtari.
Por, puna qëndron më ndryshe tek rasti i Paulo Dybalas.
Çmimi i tij fillestar është rreth 100 milionë euro, por i tillë ky çmim mbetet vetëm nëse në të përfshihen Isco dhe Marcelo.
Argjentinasi nuk është duke pasur një sezon të mirë të Juventusi. Ai nuk është i preferuari i Allegrit, ka humbur statusin e titullarit, duke i inkuadruar në lojë vetëm nga stoli.