Duke mos i’u shmanguar asnjëherë thashethemeve, Wanda Nara ka bërë hapin e parë që mund të konsiderohet një lëvizje e Mauro Icardit te Real Madridi.
Wanda Nara është agjentja e bashkëshortit të saj, Mauro Icardit, me sulmuesin e Interit që po kalon në një periudhë të vështirë në Giuseppe Meazza këtë sezon, dhe e gjithë kjo aludon në atë që ai mund të largohet në merkaton e ardhshme verore.
Icardi ka qenë i lidhur me një lëvizje në Bernabeu në disa raste në të kaluarën dhe diçka që tani me të vërtetë mund të konkretizohet me hapjen e merkatos verore.
Pasi që i’u hoq shiriti i kapitenit, argjentinasi nuk ka luajtur më për Interin dhe mund të themi se edhe ai ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit për klubin italian.
Sipas MARCA-së, Reali do të duhet të derdh mbi 100 milionë euro në arkat e Nerazzurëve për shërbimet e tij.
Megjithatë, thashethemet tani janë rritur edhe më shumë me agjentën e tij, njëherit edhe bashkëshortja, Wanda Nara që ka bërë ‘follow’ në Instagram llogarinë zyrtare të Realit.